TAKIM BASHKËPUNIMI MES BASHKISË MALËSI E MADHE DHE KOMUNËS SË TUZIT

Sot kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe,  Tonin Marinaj bashkë me nënkryetarin Sytki Ndrecaj, kanë zhvilluar një takim bashkëpunimi me drejtorin e SHPK “Komunale” Tuz, Nikollë Camaj si dhe bashkëpunëtorin e kësaj drejtorie,  Luigj Junçaj. Ky takim bashkëpunimi mes Bashkisë Malësi e Madhe dhe Komunës së Tuzit u zhvillua në nxitjen e projekteve ndërkufitare me bashkëfinancim të buxheteve respektive dhe të mbështetura nga BE. “Takimi ishte komplet në frymën pozitive për bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen si dy njësi brenda një treve,” deklaroi nënkryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj. Ndërsa, drejtori i SHPK “Komunale” Tuz, Nikollë Camaj deklaroi se ky takim është në mision të përbashkët, për të mirën e Malësisë, në të dyja anët e kufirit.

SHARE