KRIVOKAPIQ: ÇËSHTJA E FORMIMIT TË NJË PARTIE TË RE ËSHTË LOGJIKE

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha se është i kënaqur me rezultatet e Qeverisë në 100 ditët e kaluara dhe se nuk ka nevojë për një aventurë të re në formën e një rindërtimi të mundshëm. Në një intervistë për “Dan”, ai gjithashtu tha se në këto rrethana, çështja e formimit të një partie të re është logjike. Ai deklaroi se përveç luftës për të ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor, duke respektuar faktin se punëtorët shëndetësorë janë në skaj të forcës, Qeveria është e angazhuar në menyrë të vendosur për të shpëtuar ekonominë.

SHARE