INSTITUTI: 521 RASTE TË REJA DHE 9 VIKTIMA

Në Mal të Zi që nga dita e djeshme janë analizuar 2019 mostra për prezencën e Covid 19, nga të cilat 521 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 9 persona e humbën betejën me këtë sëmundje, një nga komuna e Ulqinit. Gjatë kësaj kohe u shëruan  697 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8,396. Të dhënat e Institutit për Shëndetin Publik tregojnë se të enjten në Ulqin ishin 20 raste të reja. Numri i përgjithshëm i personave pozitiv ndaj koronavirusit momentalisht është 455. Kjo shifër është më e ulët për 27 persona në krahasim me një ditë më herët, ose për 36 më pak se të martën, që do të thotë se numri i të infektuarve ka një tendencë të lehtë të rënies.

SHARE