ISHP: REGJISTROHEN 18 VIKTIMA SI PASOJË E COVID19

Në Malin e Zi, 18 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit dhe 553 raste të reja të infeksionit janë konfirmuar, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Që nga dje, 18 vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut në pacientë nga Kotorri (3), Podgorica (3), Berane (2), Herceg Novi (2), Nikshiqi (2), Ulqini (2) , Tivari (1), Bijello Pole (1), Mojkovci (1), Plevla (1). Numri më i lartë i të infektuarve është shënuar në Podgoricë 175, kurse në Tuz janë shënuar 9 raste të reja. Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 651 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 8,581, 138 në komunën e Tuzit.

SHARE