MALIT TË ZI DHE SERBISË U OFROHET RRUGË MË E SHKURTËR PËR NË BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që është miratuar në shkurt të vitit 2020. Në këtë dokument po ashtu propozohet që Mali i Zi dhe Serbia nuk mund të mbyllin asnjë kapitull të ri negociues, nëse nuk vërtetohet se i kanë përmbushur të gjitha kushtet kalimtare nga kapitujt 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me gjyqësorin, të drejtat themelore dhe rendin e ligjin. Po ashtu, këta kapituj do të mbyllen vetëm në fund të procesit. Mali i Zi ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat e pranimit, gjithsej 33 dhe mbylli përkohësisht 3. Nga Podgorica dhe Beogradi konfirmuan gatishmërine për t’u përfshirë në metodologjinë e rishikuar.

SHARE