ABAZOVIQ: MBËSHTETJA PËR NATO-n NUK KA QENË KURRË MË E MADHE

Mali i Zi mbetet i përkushtuar ndaj politikave dhe vlerave të NATO-s, tha Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar kontributin e Malit të Zi në veprimtaritë e Aleancës, si një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm. Siç u njoftua nga Qeveria, Abazoviq vuri në dukje rëndësinë e solidaritetit dhe unitetit të Aleancës në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe shprehu mirënjohje për ndihmën aktuale dhe të ardhshme të NATO-s për Malin e Zi në përballjen me pandeminë e virusit COVID-19. “Në takimin me Joan, Abazoviq tha se Qeveria është plotësisht e përkushtuar në zbatimin e të gjitha detyrimeve ndërkombëtare, forcimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit me Aleancën, dhe kujtoi se shumica e re parlamentare, menjëherë pas zgjedhjeve dhe ndryshimit të parë demokratik e qeverisë në Malin e Zi, nënshkroi Marrëveshjen e cila zotohet vetë për këtë,” theksuan nga Qeveria. Abazoviq gjithashtu u takua sot me drejtorin e zyrës së Sigurimit të NATO-s, Paul Avalon. Delegacioni i kryesuar nga Zëvendëskryeministri i Malit të Zi vizitoi gjithashtu Misionin e Malit të Zi në NATO.

SHARE