KF Deçiq, ka shënuar dje fitore të pastër 3:0 si mysafire e Podgoricës, në kuadër të javës së 25-të kampionale. Futbolistët e KF Deçiq shënuan gol dy herë në pjesën e parë me anë të Ilir Camaj (9’) dhe Marko Tuci (39’), teksa golin e fundit në këtë ndeshje, e shënoi në pjesën e dytë në minutën e 53-të, Matija Bozanoviq. Me këto tre pikë, Deçiqi përforcon pozitën e dytë në tabelë me 41 pikë, dy më shumë se përcjellësi më i afërt Sutjeska. Në ndeshjen e ardhshme, KF Deçiq e zhvillon me 20 mars (të shtunën), ku është nikoqir i ekipit OFK Titograd.