GJUKANOVIQ: MBYLLNI KUFIJTË DHE VENDOSNI MASAT MË TË RREPTA

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq tha se të dhënat për numrin e të vdekurve dhe rastet e regjistruara rishtas të infeksionit me Covid-19 janë alarmante. Presidenti Gjukanoviq i bëri thirrje qeverisë të mbyllë kufijtë urgjentisht dhe pa vonesë dhe të vendosë masat më të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Nga Instituti për Shëndetit Publik njoftuan se sot 18 pacientë kanë vdekur nga efektet e koronavirusit në 24 orët e fundit, ku dita e sotme shenon numrin më të lartë të vdekjeve që nga fillimi i epidemisë.

SHARE