Një eksploziv i fuqishëm ka shpërthye sot në mëngjes përballë dyqanit optik “Syri”, në kuadër të Stadiumit të Qytetit në Podgoricë.
Sipas informacioneve, nuk ka pasur lëndime gjatë shpërthimit eksploziv. Gjegjësisht, një pajisje shpërthyese, diku rreth orës 4 e 30 minuta, u hodh përpara dyqanit optik “Syri”, e cila është në pronësi të familjes së Marija Millosheviq, raporton jozyrtarisht RTMZ.
Në këtë shpërthimi eksploziv shkaktoi dëme materiale, ndërsa hetimet janë në progres. Rikujtojmë se policia është duke gjurmuar për Marija Millosheviq, e cila dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Radomir Gjurikoviq, nga Cetina, në tetor të vitit 2016.
Përndryshe, dy ditë më parë, një pajisje shpërthyese u hodh edhe në diskotekën Bigl.