AGRO-BUXHETI DUHET TË KETË KARAKTER INVESTIMI DHE ZHVILLIMI

Miratimi i Agro-Buxhetit për këtë vit dhe qëllimi i tij varet nga miratimi i buxhetit, tha Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Nebojsha Veliçkoviq, dhe shtoi se ai duhet të ketë karakter investimi dhe zhvillimi. Veliçkoviq në seancën e Bordit të Shoqatës së Bujqësisë dhe Industrisë Ushqimore të Dhomës së Tregtisë tha se Agro-Buxheti për këtë vit është duke u përgatitur. Ai thekson se do të trashëgoj partneritet me biznesmenë në hartimin e politikave të zhvillimit. Ai tha se e kupton situatën në bujqësi të shkaktuar nga pasojat e pandemisë së koronavirusit dhe shtoi se Qeveria e Malit të Zi u jep mbështetje prodhuesve nga ai sektor.

SHARE