LAJÇAK DO TË VIZITOJË MALIN E ZI ME 4 DHE 5 MARS

Përfaqësuesi Special i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera në Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë Malin e Zi më 4 dhe 5 Mars. Lajcak do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor në javën e parë të marsit. “Vizitën do të fillojë në Kosovë nga 1 deri më 3 Mars, do të vazhdojë në Serbi më 3 dhe 4 Mars dhe si pjesë e mandatit të tij rajonal do të vizitojë Malin e Zi më 4 dhe 5 Mars. Lajçak ka në plan të takohet me udhëheqësit politikë të të tre partnerëve nga Ballkani Perëndimor, si dhe me përfaqësues të BE në terren,” theksuan nga Qendra Informative e BE.

SHARE