GJELOSHAJ: KORRIGJIMI I MASAVE EKZISTUESE DO TË VLEJË NGA 1 MARSI

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një komunikate në “Facebook”, bëri me dije se pas takimit dhe bisedes me nënkryetarin e Qeverisë z. Dritan Abazoviq dhe ministren e shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq, kanë shtjelluar situaten dhe kanë argumentuar qendrimet dhe janë dakorduar që në 48 orët e ardhshme ISHP dhe Këshilli në bazë të raportit të ri mbi situaten epidemiologjike, do të shqyrtoj korrigjimin e masave ekzistuese që do të vlejnë prej të hënes me 1 Mars 2021.

Poashtu janë dakorduar që Keshilli do të bashkepunojë më tepër me komunat me rastin e sjelljes së masave dhe së bashku do të punojë për respektimin e masave epidemiologjike.

“Komuna e Tuzit dhe qytetarët e saj, janë shembull se si janë respektuar masat gjatë 11 muajve të kaluar dhe natyrisht se do të japin kontributin e vet që edhe më tej të përmiresohet situata epidemiologjike në shtet. Në Tuz, gjatë tre muajve të fundit kemi situat të qendrueshme epidemiologjike falë respektimit të masave nga ana e qytetarëve tanë, të cilët edhe një here i falenderoj,” thekson Gjeloshaj.

Deri në sjelljen e masave të reja, u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat ekzistuese që janë në fuqi.

SHARE