GJELOSHAJ: DO TË VAZHDOJMË KONSULTIMET ME QEVERINË

Mëngjesin e sotëm njësitë speciale të Malit të Zi, mbuluan qendrën e Tuzit, gjegjësisht kafet për rreth, ku në vendgjarje prezent ishin kryetari i komunës Nik Gjeloshaj, nënkryetarët Ivanaj dhe Ramoviq dhe bashkepunetorë tjerë. Sipas vendimit që ka sjellur kryetari Gjeloshaj, objektet hoteliere kanë punuar sot në Tuz, ndërsa është bllokuar rruga në mënyrë që mos të ketë levizje nga Podgorica. Në mbeshtetje të kësaj iniciative të kryetarit Gjeloshaj në vendngjarje erdhen edhe deputeti Genci Nimanbegu, kryetari i KKSH-së Faik Nika, kryetari i Kuvendit  Komunal të të Ulqinit Ilir Çapuni dhe politikan të tjerë. Gjeloshaj her pas here përmes mediave u ka bërë thirrje kryeministrin Zdravko Krivokapiq dhe zevëndëskryeministrit Dritan Abazoviq që të vijnë të dialogojnë dhe të dakordohen për një marrëveshje. Kryeministri Krivokapiq dhe zevëndëskryeministri Abazoviq, paralajmëruan ardhjen e tyre në Tuz, në ora 14.00, por takimi nuk u zhvillua duke qenë se përfaqësuesit e Qeverisë nuk erdhen në Tuz. “Krivokapiq më informoi se ai nuk do të vij të flasë me përfaqësuesit e komunës së Tuzit dhe qytetarët dhe ai nuk më shpjegoi asgjë më shumë,” tha Gjeloshaj, duke shtuar se çdo koment është i tepërt.  Kryeministri Zdravko Krivokapiq tha se vendosi të mos shkojë në Tuz sot, jo sepse nuk i respekton qytetarët e asaj komune, por sepse është, siç thotë  ai, një shfaqje e thjesht politke tha politike. Nderkohë, Gjeloshaj u bëri thirrje qytetareve që të shprendahen dhe pronarve të objekteve hotelerike t’iu kthehen punës se tyre, ndërsa ai dhe deputeti Nimanbegu bënë me dije se do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi. Pas takimit në Qeveri me Zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq dhe Ministren e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq, Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se ai do të vazhdojë konsultimet me Qeverinë. Poashtu, deputeti Genci Nimanbegu për Pobjeda deklaroi se bisedimet me përfaqësuesit e Qeverisë ishin të gjata, por nuk rezultoi me një marrëveshje të përbashkët, dhe që konsultimet do të vazhdojnë sonte dhe nesër në qëllim të gjetjes së një zgjedhjeje. I pyetur se a do të vazhdojnë të qendrojnë të jenë të hapura objektet hotelierike në Tuz, Nimanbegu tha se supozon që po, por ky vendim i takon kryetarit të komunës. Nimanbegu gjithashtu thekson se është e qartë për Qeverinë që vendimi është i gabuar, por që ata duan të paraqesin në publik se qëndrojnë pas një vendimi të tillë.

SHARE