NESËR NË BUDVË DITË ZIJE PËR SHKAK TË NUMRIT TË MADH TË VDEKURVE

Kryetari i Komunës së Budvës Marko Careviq e ka shpallur ditën e premte ditë zije për shkak të numrit të madh të vdekurve nga pasojat e infektimit me virusin Covid-19. Siç është kumtuar, flamujt në ndërtesën e Komunës së Budvës si dhe institucionet tjera publike, themelues i të cilave është komuna, do të ulen në gjysmë shtizë. “Dita e zisë shënohet me vendosjen e flamujve në gjysmë shtizë në ndërtesën e Komunës, institucionet publike, themelues i të cilave është komuna, në objektet e bashkësive lokale dhe institucionet tjera në territorin e Komunës së Budvës”, thuhet në këtë aktvendim. 

SHARE