GJELOSHAJ: KRIVOKAPIQ NJOFTON MBËRRITJEN E TIJ NË TUZ

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq do të vizitojë Tuzin sot, në mënyrë që të diskutojë me udhëheqjen e kësaj komune zgjidhjen e problemit që lindi pas hapjes së objekteve hotelierike këtë mëngjes, megjithë masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo u njoftua nga Kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj, pas një bisede telefonike me Kryeministrin. Krivokapiq duhet të vizitojë Tuzin rreth orës 14.00 pasdite.

Më posht mund të lexoni postimin e plotë të kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj:

Më në fund, Kryeministri i Malit të Zi, z. Krivokapiq dhe caktuam një takim në orën 14:00 në ndërtesën e komunës Tuzi! Ai më kërkoi të mbaj një takim në Qeverinë e Malit të Zi, por si përfaqësues i popullit, dhe duke ditur që qytetarët e mbledhur do të vinin me mua, më në fund arritëm në një marrëveshje që takimi të mbahej në Tuz.

SHARE