GJELOSHAJ TAKIM URGJENT ME PRONARËT E RESTORANTEVE DHE KAFENEVE NGA KOMUNA E TUZIT

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një komunikate në “Facebook”, ftoj të gjithë pronarët e restoranteve dhe kafeneve nga komuna e Tuzit në takim urgjent sonte në ora 20:00 në sallën e Kuvendit të komunës së Tuzit, në lidhje me masat e reja për objekte hoteliere. Gjeloshaj gjindej sot në vizitë zyrtare në Prishtinë, ku njoftoi se menjëherë po kthehet në Tuz që të mbrojë ekonominë e komunës së Tuzit.

SHARE