STUHIA E FUQISHME GODIT BREGUN LINDOR TË SHBA-së, AFRO NJË MILION KLIENTË MBETEN PA RRYMË

Një stuhi e fuqishme që përfshiu të enjten pjesën më të madhe të Bregut Lindor të SHBA-së shkaktoi ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, anulime fluturimesh dhe përmbytje në disa zona.

Mbi 961 mijë klientë mbetën pa energji, ndërsa erërat arritën shpejtësinë deri në 112 kilometra në orë.

Ndërprerjet më të mëdha u regjistruan në Pensilvani, Nju Xhersi, Maryland dhe Virxhinia.

Stuhia shkaktoi gjithashtu rrëzimin e pemëve dhe dëmtimin e linjave elektrike, ndërsa në disa zona bregdetare pati përmbytje.

Kushtet e vështira atmosferike ndikuan edhe në trafikun ajror.

Të enjten u anuluan 440 fluturime të lidhura me SHBA-në, ndërsa mbi 2.200 të tjera patën vonesa.

Aeroportet në zonat e Uashingtonit dhe Nju Jorkut ishin ndër më të prekurat.

Për shkak të motit të rrezikshëm, u shty edhe Parada tradicionale e Ditës së Falënderimeve e Macy’s në Nju Jork. S

ipas raportimeve, kjo ishte hera e parë që parada shtyhej për shkak të kushteve atmosferike.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi miratimin e rreth 100 milionë dollarëve ndihmë federale për Floridën, pas stuhive dhe përmbytjeve të fuqishme.

SHARE