FILLOJNË KONTROLLIN PËRGJATË BREGDETIT

Administrata Tatimore, ka miratuar Planin e Veprimit për monitorimin e sezonit të këtij viti përgjatë bregdetit dhe së pari do të kontrollojnë më shumë se 700 individë privat tek të cilët vitin i kaluar u janë vërtetuar parregullsitë dhe të cilët nuk i kanë papaguar ende gjobat nga viti i kaluar, deklaroi për gazetën“Vijesti”,  drejtori i Administratës Tatimore, Miomir M. Mugosha.

Në studimin e  fundit të Administratës Tatimore, u shqyrtuan kontrollet për 1.718 taksapaguesë përgjatë bregdetit, shumica e të cilëve ishte nga komuna e Budvës. Kompanitë e kontrolluara nga viti i kaluar shënuan përfitime diçka më shumë se 32 milionë euro, që i bie 20 për qind më shumë se në vitin 2016.

Janë analizuar edhe taksapaguesit aktivë që kryejnë veprimtaritë e veta në komunat e Tivarit, Budvës, Herceg Novit, Kotorit, Tivatit dhe Ulqinit, të cilët nuk janë në falimentim apo riprogramim.

Gjatë vitit 2016 ka pasur 462 gjoba për parregullsi, në bazë të të cilave janë paguar më shumë se një milion euro, ndërsa vitin e kaluar ishin 795 gjoba, me vlerë rreth 1.85 milionë euro.

Numri më i madh i dënimeve ishte në komunën e Ulqinit, në të dy vitet. “Numri më i madh i dënimeve ishte për shkak të mos lëshimit të 752 llogarive . Gjithsej, 137, persona të kthyer në kundërvajtje ishin ata të cilët kishin dy ose më shumë dënime gjatë vitit të kaluar”, thuhet në analizë.

Në Ulqin, gjatë vitit 2016, janë paguar gjoba me vlerë prej 373.5 mijë euro, ndërsa vitin e kaluar ata u gjobitën  në vlerë rreth 466,8 mijë euro.

SHARE