ABAZOVIQ: U BËJ THIRRJE INVESTITORËVE AMERIKANË TË INVESTOJNË NË MAL TË ZI

Mali i Zi është i hapur për investitorët amerikanë dhe risitë që ata sjellin, tha Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe u bëri thirrje atyre të investojnë në Malin e Zi. “Mali i Zi është një vend me potencial të madh dhe nuk ka dyshim se në një të ardhme të parashikueshme ne do të jemi një magnet për tërheqjen e investitorëve të huaj,” tha zëvendëskryeministri. Ai theksoi se AmCham dhe Shtetet e Bashkuara në Qeverinë e Malit të Zi dhe atë personalisht kanë një partner të besueshëm. “Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë shprehën dëshirën për një bashkëpunim edhe më intensiv dhe të hapur me Qeverinë e Malit të Zi. Ata informuan Zëvendëskryeministrin Abazoviq për aktivitetet që shoqata e tyre e biznesit kishte në periudhën e mëparshme me qëllim të përmirësimit të mjedisit të biznesit dhe tërheqjen e investitorëve amerikanë dhe të tjerë në Malin e Zi. Nga AmCham Montengro theksuan se janë duke punuar vazhdimisht për të përmirësuar klimën e biznesit duke nxitur një partneritet me Qeverinë e Malit të Zi, në mënyrë që të tërheqin investitorë të rinj dhe të inkurajojnë zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të vendit tonë,” thuhet në deklaratë. “Ata ranë dakord se është e nevojshme të punohet në mënyrë aktive në krijimin e një mjedisi biznesi bazuar në shtetin e së drejtës, në mënyrë që të forcohet siguria e kapitalit dhe të tërheqë sa më shumë investitorë me reputacion nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Evropës Perëndimore,” thuhet në deklaratë.

SHARE