INSTITUTI: 643 RASTE TË REJA, 7 VIKTIMA

Në Mal të Zi, shtatë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit ndërsa 643 raste të reja të infeksionit janë konfirmuar, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Pacientët që vdiqen, siç u njoftua, ishin nga Nikshiq (2), Kotorri (1), Podgorica (1), Tivari (1), Ulqini (1) dhe Tivati (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 976. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 502 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 8,471, në komunën e Tuzit 95 raste aktive.

SHARE