INSTITUTI: 12 VIKTIMA, 574 RASTE TË REJA

Në Malin e Zi, 12 njerëz vdiqën nga pasojat e koronavirusit në 24 orët e fundit dhe 574 raste të reja të infeksionit u konfirmuan, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Numri më i madh i rasteve të reja janë në: Podgoricë 220, ndërsa në komunën e Tuzit 5 raste të reja. Pacientët që vdiqën ishin nga Budva (3), Kotorri (2), Podgorica (2), Berane (2), Danillovgradi (1), Cetija (1) dhe Tivari (1), nga të cilët më i riu kishte 43 vjet, dhe më i moshuari 85 vjet. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 458 pacientëve. “Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive Covid-19 në Malin e Zi është 8,337,” theksuan nga ISHP.

SHARE