KURTEZI: SHKOLLA SHQIPE NË DACAJ ËSHTË MEMORIE HISTORIKE

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, vizitoi sot Rozhajën, konkretisht shkollen shqipe në Dacaj. Ambasadori Kurtezi është takuar me Drejtorin e Shkollës Fillore në Dacaj, Haxhi Lajçin si dhe me mësimdhënësin e gjuhës shqipe, Ali Daci. Kurtezi shpreh mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen dhe lartësimin e gjuhës, traditave, dokeve dhe zakoneve tona më të mira. Ai më tej shton se ndan dhimbjen, keqardhjen dhe shqetësimin e drejtuesve, mësuesve, nxënësve dhe prinderve dhe shpreh bindjen dhe besimin se autoritetet malazeze do ta kthejnë në realitet premtimin për ringritjen e kësaj shkolle shqipe, e cila për shqiptaret mbart rëndësi dhe memorie historike. “Le të shërbejë rindërtimi i shkollës shqipe në Dacaj si shembulli më i mirë i promovimit të vlerave dhe bashkëjetesës së pakicave në Malin e Zi modern,” thekson Kurtezi.

SHARE