KOSOVA, NOTË VERBALE MALIT TË ZI PËR INCIDENTIN NË AUTOBUS

Ambasada e Kosovës në Podgoricë i dërgoi notë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, duke kërkuar shpjegim në lidhje me një incident që ndodhi pranë qytetit Berane. Sipas një deklarate nga Ministria në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, atje u sulmua me gurë një autobus me pasagjerë nga Kosova. Në bazë të njoftimit, asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar dhe autobusi i kompanisë “Gjafa Tours” ka pësuar vetëm dëme materiale. Në kohën e incidentit, në autobus ndodheshin skiatorë nga Kosova që ktheheshin nga qyteti i Kollashinit në Mal të Zi. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, tha se ky incident ka shkaktuar frikë për lëvizjen e lirë të qytetarëve midis Kosovës dhe Malit të Zi. “Kosova nuk do ta lejojë minimin e drejtimit euro-atlantik të rajonit nga këto incidente të mbjella nga lufta hibride kundër anëtarëve dhe aleatëve të NATO-s në rajon”, tha Haradinaj Stublla. Ajo u bëri thirrje autoriteteve malazeze që t’i ruajnë “marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Malit të Zi”, duke marrë parasysh “rolin dhe rëndësinë e lartë të komunitetit shqiptar në Mal të Zi”. Policia në Berane i ka thënë gazetës malazeze “Vijesti” se nuk ka indikacione për një incident të organizuar, porse rasti është regjistruar dhe se bëhet fjalë për një një incident sporadik.

SHARE