GJELOSHAJ URON PAVARËSINË E KOSOVËS

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, uron Pavarësinë e Kosovës. Në urimin e plotë të Gjeloshajt thuhet: “Kosova, Republika e dytë shqiptare, sot feston trembëdhjetë vjetorin e Pavarësisësë. Kjo është festë e madhe, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhemi! Po ashtu është edhe moment reflektimi për të kujtuar të gjithë ata që kontribuan për liri dhe pavarësi,e posaçërisht dëshmorët! Gëzuar Kosovë, Ju dëshiroj prosperitet dhe suksese në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euroatlantike.”

SHARE