13 VJET SHTET, KOSOVA FESTON DITËN E PAVARËSISË

Kosova feston sot 13-vjetorin e shpalljes si shtet i pavarur. 17 Shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur. 10 qershori i 2007-ës shënon datën historike të përkrahjes publike të Shtëpisë së Bardhë për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur. Tetë muaj pas kësaj deklarate të Presidentit amerikan, George Bush në Tiranë, Kosova shpalli pavarësinë me 17 shkurt 2008 dhe sot mbush plotë 13 vjet. Deri më tani Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Monumenti “NEW BORN”, që simbolizon lindjen e shtetit të ri në këtë 13 vjetor ndryshoi pamje. Si vjet, ai u vesh me ngjyrat e ë Ushtrisë së Kosovës. Motoja e tij këtë radhë është “ Paqen e sollëm bashkë”.  Dita sakaq nisi me ceremoni në oborrin e kryeministrisë ku u ngrit flamuri shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, e ku mori pjesë presidentja në detyrë e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti. Ndërkohë, Osmani dhe Kurti bënë homazhe në varrin e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Ceremonitë gjatë ditës kanë përfshirë dhe homazhet në shtatoren e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari në Prekaz dhe Skenderaj, atë të Zahir Pajazitit në Prishtinë, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, aktivitetet sportive, çeljen e ekspozitës “Jeta dhe vepra e Sali Çekut” e disa të tjera, për t`u mbyllur në mbrëmjen me një koncert recital.

SHARE