Kryeqytetit i Malit të Zi, Podgorica, rriti fondet për projektet e OJQ-ve në 200,000 euro për këtë vit si dhe për vitin e ardhshëm.
“Kryebashkiaku i Podgoricës ,Sllavolub Stijepoviq, në emër të Kryeqytetit, do të lidhë kontratë me UNDP-në, mbi realizimin e projektit ReLOaD, në të cilin parashikohet transferimi i fondeve të planifikuara nga Buxheti i Kryeqytetit, të dedikuara për këtë qëllim, me qëllim të bashkëfinancimit të realizimit të projektit, nëse Kuvendi i Kryeqytetit në seancën e 16 marsit, do të miratojë informacionin për pjesëmarrjen e kryeqytetit,të Podgoricës, në Programin Rajonal të Demokracisë Lokale në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në kumtesën e Kryeqytetit.
Në këtë mënyrë, siç kumtuan, fondet për financimin e projekteve të kryeqytetit do të rriten në 200 mijë euro për vitin 2018 dhe 2019.
Nga Kryeqyteti kujtojnë se çdo vit, nga buxheti i Kryeqytetit, caktohet një sasi e caktuar fondesh për financimin e projekteve të OJQ-ve, shpërndarja e të cilave kryhet nga Komisioni për ndarjen e fondeve për projektet e organizatave joqeveritare të Kryeqytetit.
“Për këtë qëllim, nga Buxheti për vitin 2016 dhe 2017, janë ndarë fonde në shumë prej 40 mijë euro në vit. Në shumën e lartpërmendur edhe në dy vitet e ardhshme, brenda projektit ReLOaD, do të shtohen fondet në shumën totale prej 100 mijëra euro, të cilat i ka ndarë Bashkimi Evropian dhe do ti zbatojnë UNDP-ja me rreth 20.000 euro të tjera, të cilat si bashkëfinancim do ti sigurojnë Kryeqyteti i Podgoricës, ku do të arrihet në vlerën totale prej 100,000 euro në vit për financimin e projekteve të organizatave joqeveritare për vitin 2018 dhe 2019”, kumtuan nga Kryeqyteti i Podgoricës.
Ata theksuan se gjatë aplikimit për pjesëmarrje në projektin ReLOaD, ata synuan të intensifikojnë partneritetin midis Kryeqytetit dhe organizatave joqeveritare me seli në Podgoricë.