KRIVOKAPIQ: DUKE MIRATUAR LIGJIN, NE DO TË KALONIM VIJËN E KUQE

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq theksoi se angazhimi i Qeverisë është sundimi i ligjit dhe respektimi i të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare. Kjo do të thotë që nëse Mali i Zi do të jetë anëtari i rradhës i BE, ne duhet të respektojmë marrëveshjet që kemi nënshkruar, tha Kryeministri Krivokapiq, në një fjalim të mbajtur sot për qytetarët. Krivokapiq theksoi se Kuvendi duhet të kujdeset që të përfshijë të gjitha palët e interesuara në miratimin e këtyre ligjeve, gjë që, siç thekson ai, nuk ndodhi kësaj radhe. Ai poashtu tregon se miratimi i ligjeve prokuroriale do të nënkuptojë se Mali i Zi “kaloi vijën e kuqe” në negociatat me Bashkimin Evropian. “A janë të domosdoshme këto ligje? A janë të nevojshme këto ndryshime?! Përgjigja e të gjithëve në Qeveri është shumë e qartë: “Po”, thekson Krivokapiq. Krivokapiq tha se arsyet për një përgjigje të tillë qëndrojnë në faktin se të gjithë qytetarët e Malit të Zi, pra shumica e qytetarëve të vendit, mendojnë se Prokuroria është joefikase dhe se duhet të punojë më mirë. Ai shton se këto ditë kemi një “rrjedhje informacioni” e cila, siç shprehet ai, lidhet drejtpërdrejt ose me Prokurorinë ose me Departamentin Special të Policisë. “Detyrimi ynë gjatë miratimit të ligjeve sistematike në lidhje me sundimin e ligjit, bazuar në kriteret e përkohshme 3, është të konsultohemi me partnerët tanë. Kjo do të thotë që duhet të ketë një diskutim më të gjerë, duke përfshirë ekspertët e KE dhe duke respektuar mendimin e Komisionit të Venecias. Ky është detyrimi ynë!,” deklaroi Krivokapiq. “Kjo është arsyeja pse detyrimi ynë është të theksojmë që Kuvendi duhet të kujdeset që të përfshijë të gjitha palët e interesuara në miratimin e këtyre ligjeve. Këtë herë nuk ishte ashtu. Ne zotohemi për vlerat dhe standardet evropiane, dhe nëse e pranojmë në atë mënyrë, atëherë do të jemi shumë shpejt në prag të Bashkimit Evropian!,” tha Krivokapiq.

SHARE