Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1277 testime për Covid 19, nga të cilët 373 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 9 viktima nga sëmundja në pacientë nga: Podgorica (2), Kotorri (2), Plevla (1), Shavniku (1), Berane (1), Ulqini (1), Kollashini (1). Deri në orën 15.00 njoftohet për 466 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.666, prej të cilëve 96 në komunën e Tuzit.