TË GJITHA LLOJET E DERIVATEVE DO TË JENË MË TË SHTRENJTË

Që nga nesër, të gjitha llojet e karburanteve në Malin e Zi do të jenë tre deri në pesë cent më të shtrenjtë, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimet e Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të larta përkatësisht me katër dhe pesë cent dhe do të kushtojnë Eurosuper 95 – 1,23 euro ndërsa Eurosupe 98 – 1,27 euro. Eurodizel do të rritet në çmim për katër cent dhe do të kushtojë 1.1 euro, ndërsa vaji djegës do të rritet për tre cent dhe do të kushtojë 1.07 euro. Ndryshimi i fundit në çmimet e karburantit ishin më 19 janar, kur të gjitha llojet u rritën me dy deri në pesë cent.

SHARE