BEÇIQ THËRRET SEANCË TË JASHTËZAKONSHME

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, thirri seancën e katërt të jashtëzakonshme për vitin 2021 me propozimin e 30 deputetëve. Në seancë do të diskutohet për hapjen e një hetimi në punën e organeve shtetërore në lidhje me borxhin e Malit të Zi bazuar në emetimin e bonove në shumën prej 750 milion euro. Seanca e jashtëzakonshme është caktuar për 26 Shkurt 2021 në orën 12.00. “Në rendin e ditës është një propozim për hapjen e një hetimi parlamentar dhe për të formuar një komision hetimor për të mbledhur informacion, si dhe faktet e veprimeve në lidhje me punën e organeve shtetërore në lidhje me borxhin e Malit të Zi në bazë të emetimi i bonove në vlerë prej 750 milion euro,” thuhet në deklaratë.

SHARE