MAKRID: FORMATI I RI SJELL GJITHASHTU FATURA TË RRITURA TË UJIT

Drejtori i Ujësjellësit të Podgoricës, Filip Makrid, tha se të gjitha familjet në Podgoricë do të marrin një format të ri të faturave për ujin e shpenzuar gjatë muajit janar. Kjo, siç shpjegoi ai, do të thotë që shuma e faturës për disa do të jetë më e favorshme, ndërsa për disa të tjerë më e shtrenjtë sipas buxhetit të familjes. “Do të ketë një ndryshim në faturat për konsumatorët të cilët janë të lidhur në sistemin e ujërave të zeza, dhe ata që nuk janë. Dallimi është se ne kemi një pjesë fikse dhe një pjesë të ndryshueshme të llogarisë. Deri më tani kemi pasur vetëm pjesën e ndryshueshme dhe tani me një pjesë fikse që do të paguhet nga çdo familje, pavarësisht nga uji i shpenzuar, do të kemi një rritje të lehtë të faturave për konsumatorët të cilët janë të lidhur me sistemin e kanalizimit fekal,” thekson Makrid . Pjesa fikse me TVSH është 1.49 euro për ata konsumatorë që janë të lidhur si me ujë ashtu edhe me sistemin e kanalizimit fekal.

SHARE