KATNIQ ËSHTË I GATSHËM TË JAP DORËHEQJEN

Kryeprokurori special Millivoje Katniq njoftoi se ai është i gatshëm të japë dorëheqjen, në rast se paraqitësit e iniciativës mbi ndryshimet në ligjin për Prokurorinë e Shtetit heqin dorë nga Prokuroria Speciale e Shtetit. Ai tha se dje bisedoi me Kryeministrin Zdravko Krivokapiq, i cili e informoi atë se, në rast se ai jepte dorëheqjen, deputetët e Demokratëve dhe Ura-s do të hiqnin dorë nga propozimi për të ndryshuar Ligjin për Prokurorinë e Shtetit dhe Ligjin për Prokurorinë Speciale të Shtetit. Këto ligje, thotë ai, nuk kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për kryerjen e funksionit të prokurorisë por, siç tha ai, “një përballje me prokurorë të papërshtatshëm”, në kundërshtim me arritjet kushtetuese dhe ligjore dhe civilizuese, në mënyrë që të ndërhyjë drejtpërdrejt në strukturat politike dhe të ndikojë në vendimmarrjen dhe punën e organizatës së prokurorit.

SHARE