Qeveria ka vendosur që, në bashkëpunim me degët tjera të pushtetit, si dhe me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare, të punojë edhe më me intensitet në plotësimin e detyrimeve nga të gjithë kapitujt negocues, në veçanti nga sundimi i ligjit, me qellim që deri në fundin e mandatit të vetë, të arrihet gatishmëria e brendshme për anëtarësim në BE, ka kumtuar bashkëbiseduesja kryesore Zorka Kordiq në takimin me koordinuesin rezident të OKB në Mal të Zi, Piter Llandberg. “Arritja e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare si dhe të përvojave më të mira, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve, është qëllim primar i kësaj Qeverie”, ka deklaruar Kordiq. Kordiq ka theksuar se Mali i Zi është i vendosur në realizimin e 17 qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm përmes 169 detyrave konkrete, në veçanti duke pasur para sysh se rreth dy të tretat e këtyre detyrimeve kanë të bëjnë me plotësimin e obligimeve në kuadër të 4 kapitujve plotësues, kapitullit 19, 23, 24 dhe të kapitullit 27.