NDOTËSIT DO TË JENË TË DETYRUAR TË PAGUAJNË

Propozimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), që Mali i Zi, të fusin taksën në emisionet e monoksidit të karbonit, dioksidit dhe materieve tjera të dëmshme, të cilat ndër të tjera do të krijojnë hapësirë ​​dhe do të zvogëlojnë barrën e pagave, mbështetet nga Qeveria, organizatat e punëdhënëseve dhe analistët ekonomikë, ndërsa në lidhje me këtë ende nuk janë deklaruar vetëm ndotësit.

Ministri i Financave të MZ, Darko Radunoviq, ka thënë se e mbështetë këtë propozim, por shtoi se ai duhet të analizohet mirë.

“Një trend i mirë është të futen taksat speciale ekologjike. Por është e nevojshme të bëhet një analizë cilësore dhe të bëhet një vlerësim i mirë i përmasës dhe vëllimit të tatimeve. Kur të hyjmë në analizë më thellësisht, atëherë mund të flasim më shumë për këtë”, deklaroi Radunoviq për gazetën “Pobjeda”.

Shefi i Misionit të FMN-së në Mal të Zi Martin Petri, i propozoi qeverisë javën e kaluar të fusë një taksë ekologjike ndaj ndotësve, duke thënë se në këtë mënyrë qeveria duhet të krijojë një hapësirë ​​për uljen e barrës fiskale mbi të ardhurat.

Profesori në Fakultetin e Menaxhimit në Herceg Novi dhe analisti ekonomik Dr. Vasillije Kostiq, thotë se në fillim duhet të thuhet se masat e propozuara nga FMN dhe efektiviteti i tyre në opinionin e gjerë publik dhe atë profesional janë mendime të kundërta.

Megjithatë, shton ai, është absolutisht një strategji e mirë për të gjobit atë që prodhon ndikime negative në subjekte të tjera, dhe nga tatimet lirohen ato që janë të mira.

SHARE