NË MALIN E ZI, MIDIS DY DHE TRE MIJË NJERËZ SËMUREN NGA KANCERI ÇDO VIT

Në Malin e Zi, midis dy dhe tre mijë persona sëmuren nga kanceri çdo vit, ndërsa rreth 1.5 mijë humbin luftën kundër kësaj sëmundje të egër, njoftoi Shoqata Malazeze e Kancerit (CDPR) me rastin e 4 Shkurtit, Ditës Botërore të Kancerit. Në botë, 17 milion persona u sëmurën vitin e kaluar dhe mbi nëntë milion njerëz vdiqën nga kanceri. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq theksoi në llogarinë e tij në Twitter se “institucionet duhet të veprojnë në mënyrë edukative në mënyrë që të rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të mundësojnë zbulimin e hershëm të sëmundjes përmes metodave parandaluese”.

SHARE