KUVENDI DO TË MBËSHTESË DIALOGUN SOCIAL

Parlamenti i Malit të Zi do të mbështesë dialogun social në mënyrë që të drejtat e punëtorëve të mbrohen në mënyrë adekuate, tha Kryetari i Kuvendit, Alleksa Beçiq. Sot, Beçiq u takua me përfaqësuesit e Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi, Srrgja Kekoviq, Vukashin Zogoviq, Zhelko Buriq dhe Ivana Mihajlloviq. “Në një bisedë me përfaqësuesit e Unionit, Kryetari Beçiq vlerësoi se ekzistenca e Unionit është e një rëndësie të pamatshme për të gjithë punonjësit në Mal të Zi. Ai theksoi gatishmërinë dhe çiltërsinë e Kuvendit për të siguruar një shtysë të fortë për të përmirësuar dialogun social, kështu që të drejtat e punëtorëve mbrohen në mënyrë adekuate,” thuhet në deklaratë. Takimi ishte një mundësi për bashkëbiseduesit për të shkëmbyer pikëpamje mbi situatën komplekse ekonomike të shkaktuar nga virusi korona, duke vërejtur nevojën për të forcuar dialogun social në mënyrë që të përmirësohen kushtet e vështira ekzistuese të biznesit të punonjësve. “Beçiç theksoi se fokusi i përpjekjeve të tij do të jetë rregullimi sistematik i çështjes së pagës minimale, shtesa për fëmijë, si dhe libra falas për të gjithë fëmijët e shkollës fillore në Mal të Zi,” thuhet në deklaratë. Gjithashtu u diskutuan zgjidhjet aktuale ligjore, të cilat kryesisht i referohen pozitës ekonomike dhe sociale të qytetarëve dhe të punësuarve.

SHARE