NDËRRON JETË DR. ABEDIN AXHOVIQ

Sot ndërroi jetë Dr Abedin Axhoviq, i cili shërbeu për kohë të gjatë Malësisë si mjek në shtëpinë e shëndetit në Tuz. Dr Axhoviq shërbeu edhe si kryetar i komunës urbane të Tuzit nga vitit 2014-2019. Pasi mbaroi gjimnazin, ai vazhdoi studimet e tij për mjekësi në Sarajevë dhe pas studimeve themelore, ai përfundoi specializimin e tij në Beograd dhe fitoi titullin specialist i mjekësisë së përgjithshme. Pas kësaj, ai u regjistrua në studime subspecialiste në Beograd. Nga detyra e tij si mjek dhe humanist ai bëri vizita familjare për çdo familje në Malësi që kishte nevoja shëndetsore.

SHARE