RRITET NIVELI I UJIT NË LIQENIN E SHKODRËS

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për situatat e jashtëzakonshme në Ministrinë e punëve të brendshme Mirsad Muliq ka vlerësuar se sistemi i mbrojtjes dhe shpëtimit në periudhën e kaluar ka vepruar në formë të organizuar dhe se kanë qenë në krye të detyrës. Në programin e mëngjesit të TVMZ Muliq ka theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqjet e tri komunave të cilat janë më së tepërmi të rrezikuara gjatë ditëve të kaluara e që janë Cetina, Ulqini dhe Gollubovci. Kemi pasur situatën më kritike në Bregun e Liqenit të Shkodrës niveli i të cilit është në rritje mirëpo çdo gjë është nën kontroll dhe do të vëzhgojmë se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme, ka theksuar Muliq. Për momentin, siç ka theksuar janë ndërmarrë të gjitha masat parandaluese në mbrojtjen e objekteve. “Kemi komunikim me Komunën e Ulqinit, sepse Lumi Buna mund të shkaktojë probleme të caktuara për shkak të daljes së saj nga shtrati dhe për shkak të shkarkimit të ujit nga Hidrocentralet në Drin. Kemi edhe komunikim të vazhdueshëm me kolegët nga Shqipëria të cilat rregullisht na njoftojnë për shkarkimet në kaskadet e Drinit. Jemi në marrëveshje që nëse do të duhet të shkakrohet sasi më e madhe e ujit të na njoftojnë me qëllim që edhe ne të ndërmarrim aktivitete konkrete,” ka theksuar Muliq.

SHARE