KRIVOKAPIQ: SHKOLLAT NUK DO TË DREJTOHEN MË NGA PERSONAT E KUALIFIKUAR POLITIKISHT

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha se shkollat ​​në Mal të Zi nuk do të drejtohen më nga personat politikisht te përshtatshëm, por nga kuadri i cilësisë më të lartë. “Qeveria e kupton situatën në të cilën arsimtarët u gjendën për shkak të epidemisë COVID-19. Ne jemi gati të shqyrtojmë të gjitha kërkesat e arsimtarëve, por nuk jemi dakord për shantazhe dhe pengesa,” tha Krivokapiq. Ai tha se fokusi i institucioneve arsimore duhet të jenë të gjithë nxënësit, veçanërisht talentet. “Personeli i shkollës, pra shkolla dhe sistemi shkollor duhet ta njohin potencialin dhe talentin e nxënësit shumë herët dhe saktësisht, sepse shoqëria jonë është plot potenciale. Por, nga ana tjetër, ne jemi dëshmitarë që për shkak të mosnjohjes së prirjeve të nxënësve, individët e talentuar po dështojnë,” tha Krivokapiq. Kryeministri tha se në të ardhmen, mësimdhënia duhet të konceptohet në mënyrë të tillë që “nxënësit të vijnë në shkollë me admirim dhe gëzim, dhe jo me frikë”.

SHARE