NESËR SEANCA E KËSHILLIT TË MBROJTJES DHE SIGURISË

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të kryesojë séance e Këshillit për Mbrojtjen dhe Sigurinë, i cili është planifikuar për nesër, njoftoi Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi. “Axhenda përfshin shqyrtimin e projektvendimeve për përfundimin e pjesëmarrjes së Ushtrisë së Malit të Zi në misionin e Mbështetjes së Vendosur në Afganistan, zgjerimin e angazhimit në misionin e KFOR-it, personelin dhe çështje të tjera brenda kompetencës së Këshillit,” thuhet në deklaratë. Në seancë  do të shqyrtohet gjithashtu Raporti mbi pjesëmarrjen e anëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në stërvitje jashtë vendit në vitin 2020, dhe Propozimi i Vendimit që miraton pjesëmarrjen e anëtarëve të Ushtrisë në stërvitjet ndërkombëtare në 2021.

SHARE