JOKOVIQ: SË PARI TË BËHET MARRËVESHJA PASTAJ EMRI I KANDIDATIT PËR PRESIDENT

Opozita duhet së pari të bjerë dakord mbi një kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidencial dhe pastaj të bëj publike emrin e tij, deklaroi lideri i Partisë Socialiste Popullore, Vlladimir Jokoviq, duke shtuar se PSP, që nga fillimi është angazhuar për një kandidat të pavarur të opozitës për zgjedhjet presidenciale.

“Sepse jemi plotësisht të bindur se vetëm kandidati  jo partiak, të cilin  do ta mbështesin të gjitha partitë opozitare parlamentare dhe jo parlamentare, është çelësi i vetëm i suksesit në zgjedhjet presidenciale”, theksoi Jokoviq.

Ai i tha për agjencinë e lajmeve “ MINA” se PSP-ja, në lidhje me këtë do të vazhdojë konsultimet me të gjitha partitë e opozitës. I pyetur nëse përfaqësuesit e opozitës do të takohen, ai tha se mund të ketë një takim, por, siç tha ai, mund të bëhet edhe në komunikim të drejtpërdrejtë. Ndërkaq edhe nga Lëvizja Qytetarëve URA, kumtuan se këshilli qendror i kësaj parti përkrahë fuqimisht përpjekjet e liderëve  të partive të cilët synojnë arritjen e një marrëveshjeje për një kandidat të përbashkët presidencial të opozitës, kumtuan nga kjo parti politike.

Siç kumtuan, Këshilli Qendror i Lëvizjes Qytetare Ura, përsëri theksoi se kandidati i përbashkët i profilizimit qytetar”, garanton sukses në zgjedhjet presidenciale dhe një fitore të madhe opozitare, si dhe fillimin e ndryshimeve të përgjithshme demokratike në Mal të Zi”.

 

SHARE