TË ZHBLLOKOHEN SA MË SHPEJT INSTITUCIONET E SISTEMIT

Është e nevojshme të zhbllokohen sa më shpejt institucionet e sistemit dhe të zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që proceset e rregullta politike në Mal të Zi të ecin pa probleme, u dakorduan kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefja e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi. Kryeministri diskutoi me ambasadorët e Quintit dhe të BE-së për mënyrën e tejkalimit të krizës, duke iu referuar zgjedhjeve vendore të mbyllura së fundmi dhe zhvillimeve të ardhshme politike në vend. Ata folën edhe për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, pritshmëritë dhe nevojën për afrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në të cilin kryeministri Abazoviq do të përfaqësojë Malin e Zi. “Mali i Zi mbetet një partner i besueshëm dhe kredibil i fokusuar 100% në vlerat euroatlantike mbi të cilat mbështetet demokracia dhe bota moderne”, theksoi kryeministri Abazoviq. 

SHARE