SPINANT: PO SHQYRTOJMË MUNDËSINË E RIPROGRAMIMIT TË VIZITËS NË MAL TË ZI

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen po shqyrton mundësinë e riprogramimit të vizitës së saj në Mal të Zi, njoftoi zëdhënësja e KE-së Dana Spinant. “Na vjen keq që nuk mundëm të bënim udhëtimin për në Podgoricë për shkak të mjegullës së dendur. Presidentja është e interesuar të bisedojë me kolegët malazezë kur ta lejojë rasti.  Jemi duke shqyrtuar mundësinë e ricaktimit të vizitës”, tha Spinant. ajo tha se KE shpreson që së shpejti të jetë në gjendje të bëjë një njoftim të ri në lidhje me Malin e Zi. “Këtë javë është Samiti i Procesit të Berlinit, për momentin nuk kemi informacion për pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sigurisht që ajo do ta shfrytëzojë këtë rast për të përcjellë mesazhe që kanë të bëjnë me mbështetjen tonë për Malin e Zi”, tha Spinant.

SHARE