AXHIQ: KUSHDO QË KEQPËRDOR UNIFORMËN DO TË SANKSIONOHET

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, tha se kushdo që del jashtë kompetencave dhe keqpërdor uniformën do të sanksionohet. Ky mesazh pasoi pasi futbollisti Damir Kojasheviq njoftoi se disa policë e kanë sulmuar pa arsye të premten në Podgoricë. „Oficerët e policisë janë shërbim për qytetarët, individët nuk do të njollosin një profesion të nderuar dhe të përgjegjshëm”, shkroi Axhiq në Twitter. Kojasheviq ka dorëzuar në redaksinë e Portalit RTMZ një video që tregon incidentin në vendbanimin Konik të Podgoricës. Drejtoria e Policisë ka njoftuar se është duke u bërë shqyrtimi i të gjitha rrethanave të ngjarjes nga video incizimi lidhur me veprimet e policëve ndaj Damir Kojasheviqit. Siç u tha, në përputhje me rrethanat, do të ndërmerren aktivitete lidhur me përcaktimin e përgjegjësisë së punonjësve policorë dhe largimin e përkohshëm nga puna.

SHARE