Zyrtarët Nepalez kanë thënë se numri i viktimave të konfirmuara të vërshimit katastrofik të së mërkurës ka tejkaluar 900 dhe kanë shtuar se druajnë që ky numër do të vazhdon të rritët .
Autoritetet gjithashtu thanë se më shumë se 4 247 persona janë ende të pagjetur dhe se ekipet emergjente po punojnë me shpejtësi maksimale në tentime për të arritur tek të mbijetuarit eventual.
Gjithashtu është bërë e ditur se shpëtimtarët të cilët po punojnë në afërsinë e hidrocentralit Trishuli, në tunele te së cilit besohet të jenë strehuar qindra punëtorë dhe fati i tyre ende nuk dihet.
Sipas zyrtarëve, rritja e madhe e numrit e të pagjeturve për vetëm 24 orë- dje u raportua se 2 500 persona ishin zhdukur, ndodhi pasi që autoritetet tek tani po arrijnë të koordinojnë listat dhe të marrin informata nga disa pjesë të izoluara të rajonit të goditur nga katastrofa.
Disa prej shpëtimtarëve, kanë thënë se shpresat se të zhdukurit do të gjinden të gjallë janë tejet të vogla pas pesë dite, megjithatë kërkimet vazhdojnë pa ndërprerje.








