Dje kanë mbërritur barnat e destinuara për trajtimin e pacientëve onkologjikë në Mal të Zi dhe kanë filluar shpërndarja e tyre, konfirmon Portali Analitika nga Montefarm. Siç kanë bërë të ditur për atë portal, kanë mbërritur citostatikët, të cilët përdoren në trajtimin e sëmundjeve më të rënda, dhe shpërndarja e tyre nëpër institucionet shëndetësore ka filluar dje dhe e njëjta ka vazhduar edhe sot. Të rikujtojmë se, për shkak të mungesës së një numri të caktuar të barnave, pacientët e Institutit Onkologjik të QKMZ për një periudhë të caktuar nuk patën mundësi të marrin terapi të plotë, gjë që e bëri luftën e tyre kundër sëmundjeve më të rëndë dhe të vështirë, dhe gjendja e tyre shëndetësore u rrezikua. Siç tha një pacient onkologjik për Portalin Analitika, mungonin barnat Darzalex dhe Revlimid, çmimi i të cilave është 4200 dhe 4000 euro.