APLIKIMET PËR NDIHMË PËR FËMIJË JANË PEZULLUAR PËR SHKAK TË SULMEVE TË HAKERËVE

Aplikimet për shtesën e fëmijëve janë pezulluar për shkak të sulmeve të hakerëve në sistemin informativ të institucioneve shtetërore, konfirmojnë për Portalin RTMZ Qendra për Punë Sociale. Disa prindër u drejtuan Portalin RTMZ duke deklaruar se aplikimet janë pezulluar, por ende nuk ka informacion se kur do të rikthehet sistemi. Qendra për Punë Sociale pret që sistemi të funksionojë së shpejti. Të rikujtojmë se sistemi informativ shtetëror prej ditësh është shënjestër e sulmeve kibernetike, për këtë arsye është pezulluar puna e sistemeve dhe faqeve zyrtare të shumta.

SHARE