QEVERIA ENDE PA NJË VENDIM PËR KONCESIONIN PËR AEROPORTET E MALIT TË ZI

Qeveria nëntë muaj pas marrjes së detyrës, nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë apo jo procesin e dhënies së aeroportit në Tivat dhe Podgoricë në një koncesion afatgjatë. Nga Ministria e Investimeve Kapitale kanë thënë për “Vijesti” se procedura për zgjedhjen e një koncesionari për Aeroportet e Malit të Zi nuk është ndërprerë ,dhe se është në fillim të fazës së dytë për të cilën u kualifikuan tre koncesionarë. “Qeveria dhe Ministria po punojnë në mënyrë intensive në rishikimin e mundësive ekzistuese për një thirrje të tjetër koncesioni, si dhe për një koncept krejtësisht të ndryshëm të aeroportit, në mënyrë organizative, infrastrukturore dhe strategjike. Ne do të organizojmë shpejt prezantime të drejtpërdrejta të kandidatëve aktualë të cilët do të prezantonin planet dhe mendimet e tyre për zhvillimin dhe ristrukturimin e aeroportit. Ne nuk do të marrim asnjë vendim dhe detyrim të shtetit pa një analizë të mirë të të gjitha segmenteve,” u theksua nga Aeroporti i Malit të Zi.

SHARE