DREJTORIA TATIMORE: NGA FILLIMI I SEZONIT JANË KRYER MBI 2.000 KONTROLLE

Foto: Drejtoria e Policisë / Uprava policije

Drejtoria tatimore e Malit të Zi ka zhvilluar 2 mijë e 96 kontrolle inspektuese që nga fillimi i sezonit turistik, gjatë të cilave janë konstatuar parregullsi te 343 tatimpagues.

Për shkeljet e evidentuara janë lëshuar 512 urdhra kundërvajtës me gjoba në vlerë të përgjithshme prej afro 1 milion 800 mijë euro, ndërsa ndaj 34 tatimpaguesve është shqiptuar masa e ndalimit të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë.

Për shkeljet më të rënda të legjislacionit tatimor, inspektorët kanë zbatuar këtë masë ndaj 34 subjekteve.

Nga kjo Drejtori gjithashtu njoftuan se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit turistik, me fokus të veçantë në regjistrimin e qarkullimit, lëshimin e kuponëve fiskalë dhe regjistrimin e punonjësve.

Nga ky institucion u bëhet thirrje tatimpaguesve të përmbushin rregullisht detyrimet ligjore, ndërsa qytetarëve të raportojnë parregullsitë përmes qendrës ose në platformën “Bëhu i përgjegjshëm”.

SHARE