VOJINOVIQ: TË GJITHA ZJARRET NË TERRITORIN E SHTETIT JANË SHUAR OSE JANË NËN KONTROLL

Të gjitha zjarret në territorin e shtetit janë shuar ose vënë nën kontroll.

Kështu ka thënë Vojin Vojinoviq nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së për „Vijesti“.

Ai tha se situata është nën kontroll edhe pse kushtet e motit nuk kanë qenë të favorshme ditëve të kaluara, ndërsa era e fortë ka vështirësuar shuarjen e tyre.

“Nga zjarret aktive do të veçoja Shtitovën ndërmjet komunave të Danillovgradit dhe Nikshiqit, shërbimet janë në terren. Në atë zonë po vepron aeroplani i zjarrfikësve dhe në shuarjen e tij po ndihmojnë anëtarët e Drejtorisë së Pyjeve. Sa i përket Radovçës, zjarri është nën kontroll dhe zjarrfikësit nga Podgorica dhe Danillovgrad janë në terren, të ndihmuar nga pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi. Edhe avioni ka qenë efektiv, por për shkak të erës së fortë nuk ka pasur efekt më të madh. Ne vendosëm të drejtojmë avionin në Zetë në lokacionin Vukovci, ku lëshoi ​​30 mijë litra ujë dhe zjarri u shua”, tha Vojinoviq.

Ai shtoi se zjarrfikësit po i mbajnë nën kontroll zjarret në Budva dhe Sutomore dhe se nuk ka arsye për panik.

SHARE